Në Gjykatën Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, u mbajt vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit Hasan Selimi, nga fshati Brodosanë, komuna e Dragashit, i cili akuzohet për veprën penale të vrasjes nga neni 178 të KPK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 par. 1 të KPK-së.
Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor të udhëhequr nga trupi gjykues në përbërje nga gjyqtarët Ajser Skenderi kryetare, Kimete Kicaj dhe Luan Berisha anëtarë, pasi që u konstatua që janë plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin shqyrtimit, trupi gjykues mori vendim që shqyrtimi të mbahej.
Shqyrtimi gjyqësor vazhdoi me procedurën e provave përkatësisht me marrjen në pyetje të akuzuarit, i cili fillimisht u përgjigj në pyetjet e mbrojtëses së tij avokates Kosovare Kelmendi.
I akuzuari Hasan Selimi në mbrojtjen e tij tha se në ditën kritike me datën 07.07.2016 “ gjatë kohës sa po qëndroja në pompën e benzinës ka ardhur tada Xim – viktima Nazim Selimi më ka kërkuar të shkoj te vetura e tij, dhe se më ka treguar një revole për të cilën më ka thënë se kjo është revolja që do të dalim në gjueti”.
Më tutje i akuzuari shtoi se viktima Nazim Selimi, nga ana i tij e djathtë kukit sipas të akuzuarit viktima e kishte nxjerrur armën dhe i kishte thënë “ sot dot shkojm për gjah sepse i kam thirur disa shokë nga Prizreni.
Kur u pyetët për momentin kritik i akuzuari rrëfeu se “ Tada Xim tu ma dhon pistoletën, veq që e ka nxjerrë, kumedit se qka bëri në atë moment me dorë, a e sull, dhe tha mos të na shohin, dhe se te dy duart i ka pas në pistoletë duke ma dhonë mu, dhe se un isha në gjunjë para pragit derës, dhe në at moment e kthej revolen, duke më thënë mos të bëj dëm, dhe e kthej dorzën ka une dhe mandej tyta ka qen drejtuar ka axha, unë i thash mos e sill tada Xim, mos luj, në atë moment edhe unë tu kap revolen ka kris”. Un se kam pas qysh krisi, a qka u bo, veq nja një minut edhe un kam qenë i humbur, se kom dit se çka u bo.
I akuzuari Hasan Selimi tha se me ndihmën e Lecit, dhe djalit të tezakit të tij të cilët ndodheshin në pompën e benzinës, me ndihmën e tyre e kishin e vendosur trupin e viktimës Nazim Selimi në kombi, dhe sipas të akuzuarit të njëjtin e kishin dërguar në ambulancën e Bresanës.
Me kërkesë të prokurorës Ervehe Gashi, seanca u ndërpre dhe u shtye për datën 24.06.2019 në ora 09:00, për arsye se prokurorja kishte gjykim tjetër.
Sipas aktakuzës me datë 07.07.2016 i akuzuari Hasan Selimi, privon nga jeta personin tjetër ashtu që pas një mosmarveshje paraprake në mes të viktimës Nazim Selimi, dhe të pandehurit, pas fjalosjes në restorantin Hamburg në fshatin Brodosanë viktima Nazim Selimi ngritet nga tavolina dhe shkon në drejtim të automjetit të tij që ishte i parkuar tek pompa e benzinës pranë restorantit.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Selimi, niset në drejtim të njejtë të viktimës dhe pasi që i afrohet automjetit që e kishte derën e hapur i pandehuri i pajisur me revolver “ Sauer-Sohn” me dashje shkrep njëherë në drejtim të viktimës që ishte i ulur në karrigen e vozitësit me ç’rast e godet viktimën në pjesën e perparme të qafës nga e cila plag viktima vdes në vendin e ngjarjes me këtë i pandehuri akuzohet të ketë kryer veprën penale të vrasjes.
Gjithashtu i pandehuri akuzohet se me datë 07.07.2016 pikërisht në shtëpinë e tij gjatë bastisjes së Policisë i është gjetur një pistoletë GALESI dhe një pistoletë me gaz “ Reck” dhe në automjetin xhip i është gjetur një revolver “ Sauer-Sohn” me të cilën e ka kryer veprën penale të vrasjes me këtë ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të pautorizuar të armëve.
Monitorues Lorik Kabashi & Uran Zogaj.
Lajmet në fokus