Vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor ndaj Qlirim Gashit

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Leotrim Himaj

09:30 / 12 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Prishtinë- (Departamenti për Krime të Rënda), mbajti shqyrtimin gjyqësor, i hapur për publikun, ndaj të akuzuarit: Qlirim Gashi, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragraf 1 pika 1.8 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë me numër: PP/I.nr.304/2018, të datës 28.12.2018.
Palët e pranishme në këtë çëshje penale ishin: Prokurori i Shteti Hivzi Bajraktari, mbrojtësi i viktimave Armend Latifi, e dëmtuara Erza Ahmeti dhe i dëmtuari tjetër Arlind Rexhepi, me përfaqësuesit e tyre ligjor.
Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor të udhëhequr nga gjyqtarja e Trupit Gjykues, Valbona Musliu-Selimaj, kryetare dhe anëtarët e trupit gjykues, Vesel Ismaili dhe Naime Krasniqi-Jashanica, dëshmoi dëshmitari Shkëlqim Haziri, në lidhje me rastin për të cilin akuzohet i pandehuri.
Dëshmitari deklaroi se nuk e njeh të akuzuarin dhe se nuk ka lidhje me rastin për të cilin është ftuar të dëshmoi.
Nw vazhdim të seancës gjyqësore trupi gjykues, ka aprovuar kërkesën mbrojtësit të akuzuarit për ekzaminim të telefonit të të akuzuarit, në kuptim të zbardhjes së rastit.
Po ashtu pala mbrojtëse propozoi që të akuzuarit t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe ajo të zëvendësohet me çfardo mase tjetër të paraparë nga Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, pasiqë kanë përfunduar të gjitha kushtet për caktimin dhe vazdhimin e masës së paraburgimit.
Trupi gjykues e refuzoi propozimin e mbrojtjes për ndërprerë masën e paraburgimit me arsyetimin se në këtë rast kemi të bëjmë me vepër penale të natyrës së rëndë.
Seanca e radhës me datë 11/07/2019 në ora 13:15
Seanca përfundoi në ora 10:05
Monitorues: Leutrim Himaj