Seanca filloi në ora 09:40 kurse ishte paraparë të filloi në ora 09:00
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, u mbajt shqyrtimi gjyqësor i hapur për publikun ndaj të akuzuarës: Jelena Milovanovic, për shkak të veprës penale Keqpërdorim i të drejtave të votimit nga neni 216 paragrafi 1 nënparagrafi 1.2. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës me numër PP/I.nr. 349/2015 të datës 02.10.2015.
Në hapje të këtij shqyrtimi gjyqësor të udhëhequr nga gjyqtari e Trupit Gjykues Naser Foniqi kryetar, dhe anëtarët e trupit gjykues Hamdi Ibrahimi dhe Violeta Namani, u konstatua se të pranishëm ishin Prokurori i Shtetit Ilaz Beqiri, e pandehura Jelena Milovanovic, me avokatën Milka Milkosavic, përkthyesi: Blerta Krusha, dhe në këtë shqyrtim mungonte përfaqësuesi i KQZ-së: Xhemajl Peqani.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor në mungesë të përfaqësuesit të KQZ-së: Xhemajl Peqani, gjykata vazhdoi me prezantimin e provave materiale si :
1.Kopja e zarfit të fletëvotimit e vendvotimit në Shkollën e Graçanicës ”Kral Millutin”
2.Ekspertiza e Grafologjisë e datës 18/04/2019.
Avokatja e të akuzuarës Milka Milkosavic kundërshtoi në tërësi aktakuzën duke potencuar se nuk ka dëshmi materiale se e akuzuara ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë po ashtu kundërshtoi edhe raportin e ekspertit të grafologjisë, në atë mënyrë që eksperti nuk i ka marrë nënshkrimet nga e akuzuara në mënyrë ligjore dhe se kjo ekspertizë është shumë sipërfaqësore.
Po ashtu ka theksuar se në Graçanicë jetojnë 3 (tre) persona që kanë emra dhe mbiemra të njëjtë me të akuzuarën, dhe se numri personal i të akuzuarës nuk është i njëjti sipas raportit të ekspertit.
Si propozim kërkoj që të ftohet Eksperti i grafologjisë në seancës e radhës të kësaj çështje penale.
Prokurori i Shtetit kundërshtoi propozimin e mbrojtes me arsyetim se sipas provave të administruara vërtetohet qarte se e akuzuara ka kryer veprën penale e cila i vihet ne barrë dhe se e akuzuara duhet të dënohet sipas ligjit, po ashtu theksoi se nuk është i nevojshëm prezenca e ekspertit të grafologjisë.
Trupi Gjykues me aktvendim refuzoi propozimin e mbrojtes së të akuzuarës për propozim te ekspertit të grafologjisë.
Seanca vazdhoi me marrje në pytje të të akuzuarës nga mbrojtsja e saj se ku ka qenë e pranishme, dhe e akuzuara u përgjigj se nuk i kujtohet një gjë e tillë.
E akuzuara nuk e ndien vetën fajtor dhe se nuk e pranoi fajësinë për veprën penale e cila i vihet në barrë po ashtu e akuzuara Jelena Milovanovic, në fund të marrjes në pytje të saj deklaroi se në këtë çështje penale bëhet fjalë për një person tjetër dhe jo për mua.
Në pytjen e prokurorit të shtetit se a i njeh 3(tre) personat e njëjtë që jetojnë në Graçanicë e akuzuara u përgjigj se nuk i njeh dhe se zakonisht i vijn në shtëpi faturat e tyre në emër të saj dhe kjo zakonisht i kthen.
Po ashtu e akuzuar theksoi se më ka humbur letërnjoftimi por nuk më kujtohet koha e saktë dhe se nuk e kam lajmruar në polici këtë rast.
Trupi Gjykues e pyeti të pandehurën se: a mendon se dikush prej këtyre tre personave ka numër personal të njëjtë , ajo u përgjigj se nuk e di mbase mund të kenë.
Në fjalën përfundimtare të Prokurori i Shtetit theksoi se: Me provat e administruara vërtetohet në mënyrë të qartë se e akuzuara ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë ashtu siç është përshkruar në dispozitiv të aktakuzës dhe i propozoj gjykatës që të njëjtën ta shpall fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit duke pasur parasysh rrethanat rënduese dhe lehtësuese, ku si rrethanë lehtësuese, të marrë moshën e re të të pandehurës në kohën e kryrjes së veprës penale.
Avokatja mbrojtëse në fjalën përfundimtare theksoi se e kundërshton në tërësi aktakuzën dhe se gjatë deklaratës së dhënë në polici nga e akuzuara nuk ka pasur mbrojtës dhe në këtë mënyrë janë bërë shkelje procedurale, andaj i propozoj gjykatës që të merr aktgjykim.
Trupi Gjykues u tërhoq për vlersim dhe më pas u kthye për shpallje të aktgjykimit.
Shpallja e Aktgjykimit
Gjykata Themelore në Prishitnë – Departamenti për Krime të Rënda, në përbërje të trupit gjykues Naser Foniqi kryetar, dhe anëtarët e trupit gjykues Hamdi Ibrahimi dhe Violeta Namani, me datë 07/06/2019 pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor ndaj të pandehurës Jelena Milovanovic, për shkak të veprës penale Keqpërdorim i të drejtave të votimit nga neni 216 paragrafi 1 nënparagrafi 1.2. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës bëri shpalljen e aktgjykimit ashtu që të akuzuarën e dënoi me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohre prej prej 1 (një) viti e akuzuara nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale po ashtu obligohet e akuzuara që në emër të shpenzimeve procedurale të paguaj shumën prej 30 (tridhjetë) euro në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi
Seanca përfundoi në ora 10:36 min.
Monitorues: Leutrim HIMAJ
Lajmet në fokus