Në Gjykatën Themelore në Prishtinë , – Departamenti për Çështje Administrative, u mbajt seanca përgaditore në konfliktin administrativ të filluar me padi të Myrvete Halilaj, nga Prishtina të cilën e përfaqëson me autorizim avokati Fehmi Shala, ndaj të paditurit “Këshilli Gjyqësor i Kosovës”dhe “Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil”.
Në seancën përgaditore të mbajtur sot Këshillin Gjyqësor të Kosovës e përfaqëson Dritan Bërnjashi. Ndërsa Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil” e përfaqëson Avdyl Bekteshi . Gjyqtarja Vjollca Limani konstaton se janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës.
Përfaqësuesi i autorizuar i palës paditëse ka deklaruar se heq dorë nga atakimi i vendimit të KGJK-së me nr. 01/640 , dhe tani e tutje si palë e paditur është vetëm KPMSHCK, ai deklaron se qëndron pranë padisë dhe kërkesë padisë për KPMSHCK-në duke potencuar se baza e padisë ka mbështetje ligjore për arsye se sistemimi në vendin e punës është dashur të bëhet konform Udhëzimit Administrativ 02/2015 për periudhën tranzitore (kalimtare) prej fillimit deri në kalimin e përgjegjësive në nivel të gjykatave të KGJK-së.
Në rastin konkret nuk janë respektuar kriteret e parapara me nenin 3.2 të këtij Udhëzimi Administrativ, sipas të cilit paditësia ka pas përvojë më të gjatë për pozitën përkatëse dhe ka pas moshë më të vjetër , prandaj ka kërkuar që në procedurën e provave të administrohen provat e administruar në padi dhe pastaj gjykata sipas detyrës zyrtare të sigurojë dokumentacionin e punonjësve Bislim Gashi dhe Fatmire Krasniqi.
Përfaqësuesi i autorizuar i KPMSHCK-së ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë përgjigjjes në padi dhe kundërshton në tërësi kërkesë padinë e paditëses, dhe njëherit ka kerkuar nga gjykata pas administrimit te provave padinë ta refuzoj si të pabazuar dhe të vërtetohet vendimi i Këshillit , njëherit ka potencuar se argumentimet e paditëses janë të pabazuar dhe të paqendrueshme për faktin që paditësia nuk ka pësuar ndryshim të pozitës mirëpo i është ndërruar vetëm vendi i punës , dhe kjo ka ndodhur si pasojë e riorganizimit të sistemit gjyqësor të Kosovës që ka ndodhur në vitin 2015, andaj i njejti konsideron se janë respektuar dispozitat e nenit 32 të Ligjit për Shërbimin Civil dhe Rregullores 02/2018 për Nëpunësit Civil Tepricë.
Përfaqësuesi i autorizuar i KGJK-së, Dritan Bërnjashi ka deklaruar se qëndron pranë përgjigjjes në padi dhe se vendimi i KGJK-së është marrë në bazë të autorizimeve dhe kufijve të KGJK-së të cilat janë dhënë me Kushtetutë dhe me Ligjin e KGJK-së. Ai ka potencuar se në përputhje me nenin 16 par.2 të LKA-së nuk mund të inicohet konflikt administrative për shkak të aplikimit jo të drejtë të dispozitave sic pretendon paditësia dhe e konteston në tërësi kërkesë padinë e paditëses si të pabazuar, andaj edhe kërkon nga gjykata të refuzojë kërkesë padinë me të cilën paditësia ka kërkuar anulimin e vendimit te KPMSHCK –së dhe poashtu të refuzojë propozimin e saj për kthim ose ricaktim në një pozitë tjetër brenda në Sekretariatin e KGJK-së. Sipas Ligjit punëdhënësi ka të drejtë të ridelegojë apo ricaktoj punëmarrësin brenda institucionit të tij të kryej punë pa ju prekur grada dhe e njejta nuk është dëmtuar as në pagë as në gradë.
Gjatë kësaj seance përgaditore gjyqtarja Vjollca Limani duke pasur parasysh propozimin e palës paditëse merr aktvendim që të aprovohet propozimi i Përfaqësuesit të paditëses dhe obligon KGJK-në që të sigurojë dokumentacionin (dosjen personale) të punonjësve Bislim Gashi, dhe Fatmire Krasniqi.
Seanca e radhës është caktuar për datën 11.07.2019 në ora 9:00.
Monitoruese: Zanë BUÇINCA
Lajmet në fokus