U mbajt seanca gjyqësore lidhur me shklejen e të drejtës së autorit nga gazeta Express

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Nita Kusari

10:08 / 12 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë,- Departamenti Ekonomik u mbajt seanca gjyqësore e iniciuar me padinë e Agjenëcisë së Pavarur të Lajmeve kundër Media Works sh.p.k-Portali “Gazeta Express”, me pretendimin se ka shkelur të drejtat e autorit duke publikuar lajmet e KosovaPress-it pa marrëveshje dhe autorizim si dhe vjedhje të informacioneve nga Agjencia e Lajmeve Kosovapress, duke u bazuar në Ligjin 05/L047 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L065 për të drejtat e autorit, dhe të drejtat e përafërta të nenit 04 paragrafi 1.9 i cili thotë se “…lajmet e ditës dhe informacionet e ndryshme që kanë karakter të raportimeve të rëndomta të mediave mund të riprodhohen vetëm pasi të kenë kaluar së paku dymbëdhjetë (12)orë nga publikim i tyre. Ku pala paditëse në padinë e saj thotë se Portali “Gazeta Express” me vetëdije dhe vullnet me veprime të palejuara e ka dëmtuar Agjenësinë e Lajmeve KosovaPress në shumë prej 10.000 euro.

Në seancën e sotme i ftuar për të dëshmuar ishte eksperti financiar Vehbi Imeri, ku pala e paditur e kundërshtoj raportin e ekspertit pasi që ekspertiza ishtë bërë për periudhën kohore 01.08.2015 – 14.07.2017, kurse në padi është precizuar afati kohor 07.02.2017 – 06.04.2017, ekspertizë e cila ka dalur jashtë objektit të kërkespadisë .
Pala paditëse paraqiti një parashtresë të cilën pretendon se ja ka paraqitur gjykatës, precizm të ri të afatit kohor të cilin pretendojnë se portali “Gazeta Express” ka bërë shkleje të drejtave të autorit mirpo “plotësimi i kërkespadisë” nuk ishte në shkresat e lëndës si dhe pala e paditur nuk ka marrur aktvendim për pranimin e kësaj parashtrese dhe po e njëjta nuk është përgjigjur në ndryshim të kërkespadisë konform me nenin 257 paragrafi 2.
Gjykata morri aktvendim që eksperti të bëjë plotësimin e ekspertizës të objektit të kontestit të paraqitur me date 24.04.2017 në padi.
Monitoruese: Nita KUSARI