Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, u mbajt shqyrtimi kryesor në konfliktin administrativ nga paditësi “Union sh.p.k” nga Vushtrria, të cilën e përfaqëson avokati Naim Spahiu. Në seancën kryesore të mbajtur sot Organin Shqyrtues të Prokurimit e përfaqëson me autorizim Visar Basha. Me këtë rast Gjyqtari Hajriz Hoti, konstatoi pranin e dy palëve në seancë.
Padia për konfikt administrativ zhvillohet ndaj të paditurit Organit Shqyrtues të Prokurimit, për anulimin e vendimit nr.118/17 të lëshuar nga OSHP, më të cilin refuzohet si e pabazuar ankesa e operatorit ekonomik “Union” me seli në Prishtinë, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me ushqim pluhur për foshnje’ me nr. të prokurimit QKUK 701/17/030/121 të shpallur nga autoriteti kontraktues – Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUKU).
Përfaqësuesi i autorizuar i palës paditëse, ka deklaruar se qëndron në tërësi pranë padisë dhe kërkesëpadisë, dhe njëherit njofton gjykatën se në bazë të aktvendimit me të cilin është urdhëruar paditësi që ti ofrojë gjykatës një kopje të ofertës, i njejti një ofertë të tillë nuk e ka dërguar sepse në bazë të ftesës nga autoriteti kontraktues ishte e qartë që do të eliminoheshin nga ky aktivitet ai poashtu ka kërkuar nga gjykata anulimin e vendimit me nr.118/17 të OSHP-së të datës 05.06.2017.
Pas kësaj Gjykata merr aktvendim për administrimin e provave, gjyqtari Hajriz Hoti vazhdoi me leximin e shkresave dhe provave.
Përfaqësuesi i autorizuar i Organit Shqyrtues të Prokurimit, në fjalën përfundimtare kërkon nga gjykata të mbetet në fuqi vendimi i Këshillit dhe të refuzohet padia si e pabazuar.
Monitoruese: Zanë BUÇINCA
Lajmet në fokus