U mbajt seanca e shqyrtimit fillestar për veprën penale Lëndim i lehtë trupor

Gjykata Themelore , Mitrovicë

Monitoruar nga

14:43 / 17 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës – Departamenti i Përgjithshëm, u mbajt seanca e shqytrimit fillestar ndaj të pandehurve Ilir Tupella dhe Shkëlzen Deliu, të cilët sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Mitrovicës PP.I.nr.1132\2018 të dates 06.06.2018, akuzohen për veprën penale: Lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK.

Këtë shqyrtim fillestar e udhëhoqi gjyqtarja e vetme gjykuse Lidija Vuqoreviq, të pranishëm në këtë seancë ishin Prokurori i Shtetit Arijan Xhema, të akuzuarit Ilir Tupella dhe Shkëlzen Deliu.
Pas njoftimit të të pandehurve me të drejtat e tyre në këtë procedurë penale, seanca vazhdoi me leximin e aktakuzës nga ana e Prokurorit të Shtetit.

Para se të pandehurit të dekalarohen rreth fajësisë për veprën penale u njoftuan me benifitet dhe pasojat e pranimit të fajësisë. I pandehuri Ilir Tupella dekalroj se nuk e ndijen vetën fajtorë për veprën penale e cila i vihet në bare, gjithashtu edhe i pandehuri Shkëlzen Deliu deklaroj se nuk e ndijen vetën fajtorë për veprën penale.
Gjykata konform nenit 245 të KPP e njoftoi të pandehurin dhe mbrojtësin e tij se në afat prej 30 (tri dhjetë) ditësh mund të paraqesin kundërshtimet sa i përket provave të cilat u vihen ne barrë të pandehurve dhe kundërshtimet sa i përket aktakuzës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, të ngritur me datë 06.06.2018 të pandehurit akuzohen se me datë 26.09.2016 rreth orës 09:30 në Mitrovicë, përkatësisht para lokalit “Te Cima” i shkaktuan lëndim te lehtë trupor të dëmtuari D.B, ku të pandehurit në bashkëkryerje e kishin goditur të dëmturin D.B duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me pasoja të përkohshme për shëndetin, ku më këtë kanë kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK.

Monitoruse : Edita KOLIQI