U mbajt seanca e përgaditore nw konfliktin administrativ në bazë të padisë së “AHN Group Sh.p.k & Benita Company Sh.p.k” ndaj Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP)

Monitoruar nga

12:22 / 06 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, u mbajt seanca përgaditore në konfliktin administrativ të filluar me padi të “AHN Group Sh.p.k & Benita Company Sh.p.k” me seli ne Fushe Kosovë, fshati. Miradi e Eperme Komuna e Fushë Kosovës të cilën e përfaqeson avokati Dren Salihu, ndaj të paditurit Organi shqyrtues i Prokurimit (OSHP) . Padia për konfikt administrativ zhvillohet ndaj të paditurit OSHP, për shkak se me rastin e hapjes se tenderit në procedurën e prokurimit me titull “Zgjerimi i rrugës nacionale N9, Prishtine – Peje” lot 5 (L-4300) dhe lot 6 (2400) , kriter për dhënien e kontratës ka qenë “Tenderi i përgjegjshëm dhe cmimi më i ulët” dhe paditësi sa i përket ofrimit të çmimit ishte më i liri prej të gjithëve ofertuesve per Lot 6 , fituesi i tenderit OE- “Pevlaku” për Lot 6 kishte ofertuar në shumë prej 2,678,264,917,772 euro ndërsa paditësi kishte ofruar me shumë prej 2,461,653,69 euro se fituesi i tenderit OE – “Pevlaku” .
Në seancën pergaditore të mbajtur sot Organin shqyrtues të Prokurimit (OSHP) e përfaqëson përfaqsuesi me autorizim Hysni Muhadri , ndërsa për “AHN Group Sh.p.k & Benita Company Sh.p.k” , nuk është paraqitur askush në seancë edhe pse është njoftuar në mënyre të rregullt dhe poashtu nuk kanë arsyetuar mungesën. Gjykata konstaton se në pajtim me nenin 41 të LKA-së janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës.
Përfaqësuesi i autorizuar i OSHP-së, Hysni Muhadri, deklaron se e kundërshton padinë dhe qëndron pranë vendimit dhe përgjigjjes në padi.
Gjatë këtij shqyrtimi kryesor gjyqëtarja Vjollca Limani, merr aktvendim me të cilin detyrohet e paditura të sjell dosjen e tenderit me numër. MI-18 050-511 si dhe dosjen e tenderit fitues OE- “Pevlaku” , dhe poashtu detyrohet paditesia e cila do te njoftohet me procesverbalin e ditës së sotme që të sigurojë dosjen e tenderit. Paditesia do të njoftohet me procesverbal dhe i njejti do të shërbejë në vend të ftesës.
Seanca e radhës caktohet për datën 08.07.2019 në ora 10:00.

Monitoruese: Zanë BUÇINCA