Tërhiqet padia mijëra euro e Administratës Tatimore të Kosovës kundër NTP “Euro Petroll”

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Liridon Salihi

12:05 / 19 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në shqyrtimin gjyqësor pranë Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është konsideruar e tërhequr padia e ATK-së kundër kompanisë NTP “Euro Petroll”, për arsye se përfaqësuesit e palës paditëse nuk ishin të pranishëm e as nuk e kanë arsyetuar mungesën në seancë pavarësisht ftesës nga ana e gjykatës.

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 22.03.2013 kishte paditur kompaninë NTP “Euro Petroll” për shkak se e njejta ka qenë e detyruar të bëj pagesën për, Tatimin mbi vlerën e shtuar – TVSH për periudhat 2007 – 2010, Tatimin mbi të ardhurat personale – TAP për periudhat 2007 – 2009
Vlera e përgjithshme e kësaj padie kap shumën prej 14,894.37 Euro (katërmbëdhjet mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër, tridhjetë e shtatë)

Monitorues Liridon SALIHI