Gjykata Themelore në Pejë – ka shtyer seancën gjyqësore ndaj të akuzuarit Binak Pongja, i cili po gjykohet për veprën penale Vrasje e Rëndë.
Më tutje gjyqtari i çështjes Sami Sharaxhiu, ka deklaruar se seanca është anuluar për shkakun se nuk janë plotësuar kushtet për zhvillimin e saj si pasojë e zjarrit në Gjykatë që ka ndodhur në mesnatë.
Për seancën e radhës gjyqtari i çështjes nuk ka vendosur akoma. I njejti deklaroi se një gjë të tillë do ta vendos në ditët e ardhshme, Raporton- Drejtësia Sot.
Monitoruese: Selvije Morina
Lajmet në fokus