Shtyhet seanca përgaditore ndaj të paditurës Ministria e Drejtësisë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

14:40 / 24 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative u mbajt seanca e shqyrtimit përgaditor në konfliktin administrativ të filluar me padi të Vehbi Beqiri nga Mitrovica, ndaj të paditurës Ministria e Drejtësisë- Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat.

Padia për konflikt administrativ zhvillohet ndaj të paditurës Ministria e Drejtësisë- Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat lidhur me anulimin e aktit administrativ, Vendimit të datës 14.12.2017.

Me këtë vendim refuzohet ankesa e palës paditëse ndaj Përmbaruesit Privat Mujesere Mujku, për shkak të procedimit të procedurës së përmbarimit në kundërshtim me Ligjin mbi Procedurën e Përmbarimit, respektivisht pa e arkëtuar taksën për fillimin e përmbarimit nga Kreditori.

Sipas këtij vendimi Znj.Myjesere Mujku, përmbaruese private e emëruar në territorin e Republikës së Kosovës nuk është përgjegjëse për shkelje disiplinore.

Në seancën e shqyrtimit përgaditor të mbajtur sot të paditurën e përfaqëson me autorizim Naime Abazi ndërsa për palën paditëse nuk është paraqitur askush, i njëjti me parashtresën e datës 19.06.2019 , ka kërkuar nga gjykata shtyerjen e seancës për shkaqe shëndetësore .

Përfaqësuesja e të paditurës poashtu nuk e ka kundërshtuar propozimin e palës paditëse për shtyerjen e kësaj seance përgaditore.

Me këtë rast gjyqtarja Luljeta Maxhunaj e aprovon kërkesën e palës paditëse për shtyerjen e seancës përgaditore, dhe njëherësh potencon se lidhur me seancën e radhës palët do të njoftohen me ftesa të rregullta.

Monitoruese: Zanë BUÇINCA