Shtyhet seanca për posedim të narkotikëve pasi i akuzuari gjendet në shkollë

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Blerta Kelmendi

14:30 / 18 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit Mentor Prushi për veprën penale, “ Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 275 par.1 KPRK-së.
Seanca që ishte paraparë të mbahet sot është shtyrë si shkak se pala e pandehur Mentor Prushi, nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Gjyqtarja Lumturje Muhaxheri, ka konstatuar se ai është ftuar në mënyrë të rregullt dhe se i njejti e ka pranuar ftesën. Ai përmes telefonit e ka njoftuar gjykatën se nuk mundet të vijë në seancë pasi që është në shkollë dhe propozon që seanca të mbahet kur te jetë i liruar nga shkolla.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me dati 08.12.2018 në burgun e Dubravës, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike, në atë mënyrë që I pandehurit së bashku më nënën e tij kishin shkuar në burgun e Dubravës dhe pas hyrjes në vizitë te dhoma e kontrollit është bastisur detajisht, i pandehuri, në çorapën e këmbës së djathtë të njëjtit i është gjetur një qese e vogël plasmasi në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike e cila substancë pas ekzaminimit kishte rezultuar e llojit marihuana në peshë prej 1.9 gr, me çka ka kryer veprën penale posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 275 par. 1 lidhur me nenin 281 par. 1 pika 1.8 të KPK-së.

Seanca e radhës është përcaktuar me datë: 01.07.2019, ora 11:00.

Monitoruese: Blerta KELMENDI