Shtyhet seanca në mungesë të të akuzuarit

Gjykata Themelore , Mitrovicë

Monitoruar nga

14:17 / 18 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Shtyhet seanca në mungesë të të akuzuarit.
E Martë, 18 Qershor 2019
Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës – Departamenti i Përgjithshëm, shtyhet seanca e shqytrimit fillestar ndaj të akuzuarit Visar Miftari, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Mitrovicës PP.I.nr. 101/18 të datës 07.02.2018, akuzohet për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 lidhur me par.1 pika 1.4 të KPRK-së dhe veprën penale Asgjësim apo Dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par.1 e lidhur me nenin 87 të KPRK-së.
Këtë shqyrtim fillestar e udhëhoqi gjyqtarja e vetme gjykuse Branka Semenov, të pranishëm në këtë seancë ishin Prokurorja e Shtetit Jagodinka Nikoliq, ndërsa mungoi i akuzuari Visar Miftari.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit gjyqtarja Branka Semenov konstatoi se i akuzuari gjendet në vuajtje të dënimit për një vepër tjetër penale, për të cilën gjë gjykata më herët nuk ka qenë e njoftuar dhe për shkak të mos plotësimit të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës së shqyrtimit fillestar, seanca shtyhet për kohë të pacaktuar deri ne marrjen e masave të nevojshme për sigurimin e pranisë së të akuzaurit në senacë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, të ngritur me datë 07.02.2018, i akuzuari Visar Miftari, akuzohet se me datë 05.01.2018 rreth orës 19:10 minuta në banesën e përbashkët familjare e cila gjendet në Mitrovicë, i ka shkaktuar lëndime trupore nënës së tij – të dëmtuarës A.M, ashtu që nga një mosëmarëveshje mes tyre i pandehuri e kishe kafëshuar me dhëmb të dëmtuarën, duke i shkaktuar palgë shqyese të indeve të buta të regjionit të shuplakave të duarve, kështu duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku me këtë ka kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 lidhur me par.1 pika 1.4 të KPRK-së.

Sipas dipozitivit dy të kësaj aktakuze, i pandehuri akuzohet se në të njejtën datë ka dëmtuar pasurin e huaj dhe atë automjetin zyrtarë të Policisë, ashtu që derisa sa policia ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarës, i pandehuri e kishte goditur me gurë automjetin e Policisë duke shkaktuar dëme materiale, ku me këtë ka kryer veprën penale Asgjësim apo Dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par.1 e lidhur me nenin 87 të KPRK-së.

Monitoruese : Edita KOLIQI