Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda u mbajt shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurve Dukagjin Krapi, Agim Krapi, Habib Bajrami dhe Isuf Bajrami. Të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë.
Kryetari i trupit gjykues Naser Foniqi konstatoi se në këtë seancë gjyqësore mungon dëshmitarja Fetije Bajrami për të cilën nuk ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt, ndërsa të pranishëm janë prokurorja e shtetit Shemsie Asllani dhe të pandehurit me mbrojtësit e tyre.
Prokurorja e shtetit i proporzoi gjykatës që kjo seancë të ndërpritet dhe të caktohet për një datë tjetër, me arsyetim se këtë lëndë e ka marrë sot pasi që ishte kujdestare. Gjithashtu theksoi se sipas shkresave të lëndës asaj i figuron se seanca është shqyrtim fillestar, ndërsa procesverbalet e sancave të deritanishme nuk i posedon e për këtë arsye nuk mund të vazhdohet me këtë çështje penale. Edhe pala mbrojtëse deklaruan se nuk posedojnë procesverbalet e seancave të mëhershme, duke kërkuar nga gjykata që të iu sigurohen procesverbalet.
Kryetari i trupit gjykues theksoi se kjo është një lëndë e vjetër dhe më herët në gjykim ka qenë një tjetër trup gjykues, por që do të mundohet që ti i bashkoj të gjitha procesverbalet e seancave të kaluara dhe të ua dorëzoj palëve. Pas kësaj kryetari i trupit gjykues konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës dhe merr aktvendim që të ndërpritet seanca dhe të shtyhet për datën 19.06.2019, në ora 13:30.
Monitoruese: Blendë Mjeku
Lajmet në fokus