Mungon i akuzuari, shtyhet seanca gjyqësore

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

09:40 / 11 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda u mbajt shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurve Leonard Statovci dhe Angjelko Statovci. I pandehuri Leonard Statovci akuzohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor ndërsa i pandehuri Angjelko Statovci akuzohet se ka kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje.
Kryetarja e trupit gjykues konstatoi se mungon i akuzuari Angjelko Statovci e për këtë arsye nuk plotësohen kushet ligjore për t’u mbajtur seanca.

Seanca e radhës do të vazhdoj më datë 30.07.2019, në ora 09:00.
Sipas aktakuzës i pandehuri Leonard Statovci me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor duke i shkaktuar dëmtim të përkohshëm dhe serioz dhe serioz të shëndetit të dëmtuarit Zoran Iliq. Ndërsa i pandehuri Angjelko Statovci me dashje ka marrë pjesë në rrahje që ka rezultuar me lëndime të rënda trupore

Monitoruese Blende Mjeku