Shtyhet seanca gjyqësore në rastin për Keqpërdorim të drejtës së votimit.

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Leotrim Himaj

14:22 / 12 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Seanca filloi në ora 14:35
Gjykata Themelore në Prishtinë (Departamenti për Krime të Rënda), u hap shqyrtimi gjyqësor, i hapur për publikun, për çëshjten penale ndaj të pandehurit: Miljan Radiç, për shkak të veprës penale Keqpërdorim të drejtës së votimit, konform nenit 216, paragrafi 1.2 i KPK-së.
Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor të udhëhequr nga gjyqëtari e Trupit Gjykues, Naser Foniqi kryetar dhe anëtarët e trupit gjykues Hamdi Ibrahimi dhe Violeta Namani, u konstatua se i pranishëm ishte Prokurori i Shtetit Besa Limani, kurse mungonte i pandehuri Miljan Radiç dhe përfaqësuesi i KQZ-së.
Mungesën e të pandehurit Miljan Radiç, gjyakta e arsyetoi në atë mënyrë që i njëjti kishte dërguar një kostatim nga mjeku familjar, ku theksoi se për çështje shëndetësore nuk ka mundur të jetë i pranishëm në gjykatë sot.
Andaj, në mungesë të palëve, Kryetari e Trupit Gjykues Naser Foniqi, mori aktvendim për shtyrje të senacës dhe se palëve ju komunikua ftesa për shqyrtimin gjyqësor të radhës.
Seanca përfundoi në ora 14:44 min, dhe seanca e radhës u caktua për datën 06.09.2019 në ora 13:10 në objektin e Pallatit të Drejtësisë.

Monitorues: Leutrim Himaj