Gjykata Themelore në Prishtinë (Departamenti për Krime të Rënda), u mbajt shqyrtimi gjyqësor i hapur për publikun për rastin “Dogana” ndaj të akuzuarve: Alban Krasniqi, Besnik Pollosha, Liridon Govori, Habib Luta dhe Isak Luta, për shkak të veprës penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 dhe veprës penale marrje e ryshfetit, nga neni 428 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor të udhëhequr nga gjyqtarja e trupit Gjykues, Nushe Kukaj kryetare dhe anëtarët e trupit gjykues Lufti Shala dhe Agim Kuçi, hapën shqyrtimin gjyqësor ku u konstatua se në mungesë të akuzuarit Habib Luta dhe Isak Luta nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e këtij shyrtimi gjyqësor.
Andaj krytarja e trupit gjykues, Nushe Kukaj, mori aktvendim për shtyrje të senacës dhe se palëve ju komunikua ftesa për shqyrtimin gjyqësor të radhës.
Nurmi i rastit: P.nr. 266/2018.
Seanca përfundoi në ora 09:20, dhe seanca e radhës u caktua të mbahet me datën 02.072019 në ora 09:00 në objektin e Pallatit të Drejtësisë.
Monitorues: Leutrim HIMAJ
Lajmet në fokus