Shtyhet seanca gjyqësore në konfliktin administrativ në bazë të padisë së paditëses “Ekoinvest” kundër të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

12:51 / 25 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Ora 10:30

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për çështje administrative, u mbajt seanca përgaditore në konfliktin administrativ të filluar me padi të paditëses “Ekoinvest” kundër të paditurës Organi i Prokurimit (OSHP) dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Përfaqësuesi i paditëses me parashtresën e datës 25.06.2019, ka kërkuar nga gjykata që seanca të shtyhet, e për këtë edhe pala e paditur është njoftuar nga ana e gjykatës në mënyrë të rregullt.
Andaj gjykata mori akvendim që seanca të shtyhet për datën 23.07.2019, në orën 09:30.

Paditësja me padi për konflikt administrativ ka kërkuar që të anulohet në tërësi si ligjërisht dhe faktikisht i pathemeltë ose të ndryshohet vendimi i OSHP-së me nr.280/16, të datës 19.10.2016. Kjo çështje administrative t’i rikthehet OSHP-së për rishqyrtim dhe rivendosje. Gjithashtu paditësja me padi ka kërkuar që e paditura e dytë KEK t’ia kompensoj dëmin material dhe fitimin e humbur në shumë prej 3,352,588.05 euro. Ky dëm i pësuar si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit në lidhje me aktivitetin e prokurimit nr.KEKC 16/124/511, “Riparimin e Shiritave Magjistral të Qymyrit, drejtimi TC Kosova B”.

Monitoruse: Blendë MJEKU