Ora 10:00
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për çështje administrative, u mbajt seanca përgaditore në konfliktin administrativ të filluar me padi të paditëses Brendon Hill Company kundër të paditurës Organi i Prokurimit (OSHP).
Përfaqësuesi i paditëses me parashtresën e datës 24.06.2019, ka kërkuar nga gjykata që seanca të shtyhet me arsyetimin se i njëjti është i angazhuar në një testim në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa i pranishëm në seancë ishte përfaqësuesi i të paditurës Visar Biba, i cili nuk e kundërshtoi propozimin e përfaqësuesit të paditësit.
Andaj gjykata mori aktvendim që seanca të shtyhet për datën 23.07.2019, në orën 09:30.
Padia për konflikt administrativ zhvillohet ndaj të paditurës Organit Shqyrtues të Prokurimit për anulimin e vendimit nr. 240/16 të datës 14.09.2016, me të cilin hudhet poshtë si e palejuar ankesa e Brandon Hill Capital Ltd, lidhur me vendimin e AK – Agjencia Kosovare e Privatizimit, për aktivitetin e prokurimit “Kontraktimi i kompanisë për ofrimin e shërbimeve profesionale për realizimin e studimit të fizibilitetit të Trepçës, me orientim strategjik për zhvillimin e saj”. Me arsyetim se OE ankuesit i mungon interesi material juridik. Paditësja gjithashtu me padi ka kërkuar edhe kompensimin e dëmit të shkaktuar me vendimin e lartëcekur.
Monitoruse: Blendë MJEKU
Lajmet në fokus