Shtyerja e seancës në mungesë të palës paditëse

Monitoruar nga

13:40 / 06 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

E enjte, 06.06.2019, në Gjykatën Themelore – Departamenti për Çështje Ekonomike, ishte e paraparë të mbahet seanca për lëndën “Kompenzim Dëmi”, nr.350/18, ku paditës është N.N Prishtina sh.p.k, Prishtinë, Kosovë, ndërsa I paditur është AMT Construction LLC, Prishtinë, Kosovë.
Të pranishëm në seancë ishin gjyqëtari Murat Paçarada. Në vend të përfaqësuesit ligjor Fitim Gashi, për palën paditëse u paraqit Armend Berisha, (I biri I pronarit të kompanisë), si dhe për palën e paditur përfaqësuesi ligjor, Samedin Ceka.
Para fillimit të seancës Armend Berisha, deklaroi se meqë përfaqësuesi I palës, Fitim Gashi, gjindet jashtë vendit, I njejti ka kërkuar ndaj z.Berisha që ta zëvendësojë në këtë seancë. Autorizimin për zëvendësim premtoi që do ta dorëzojë në një afat prej 3 ditësh. Pas këtij argumentimi nga z.Berisha, gjyqatri me Aktvendim vendosi që të obligojë palën që në afat prej 2 ditësh të sjellë autorizimin për veprimet ligjore të ndërmarrura në këtë seancë. Në të kundërtën, gjykata të gjitha veprimet e tij do ti shpall nule, ndërsa padinë do ta konsideroj si të tërhequr.
Seanca e ardhshmë është caktuar të mbahet me datë 03.07.2019.

Monitoruese: Nita KUSARI