Shqyrtimi fillestarë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Monitoruar nga

14:28 / 05 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, me fillim në ora 13:25 u mbajt shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve Almir Saiti, Refki Muzbeg, Muhamet Bajrami, Hatixhe Përzhella dhe Drenusha Behluli Mehmeti, të cilët po gjykohen për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Kosovës.
Gjatë këtij shqyrtimi, Kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani konstatoi prezencën e Prokurorit të shtetit Genc Nixha, të akuzuarve Almir Saiti, i cili mbrohet nga avokat Hajrip Krasniqi, Refki Muzbeg, i cili mbrohet nga avokat Bashkim Nevzati, Muhamed Bajrami dhe Hatixhe Përzhella, nuk kanë angazhuar mbrojtës dhe prezencën e personave tjerë të pranishëm. E akuzuara Drenusha Behluli Mehmeti nuk ishte prezente në shqyrtim edhe pse ftesa i është dërguar me rregull nga ana e kësaj Gjykate. Kryetari i trupi gjykues konstatoi se adresa i është dhënë nga vet e akuzuara, mirëpo ajo si e tillë është jo e plotë.
Si pasojë e mungesës së të akuzuarës Drenusha Behluli Mehmeti, Prokurori i shtetit vlerësoi që shqyrtimi fillestar të shtyhet, pasi se nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme ligjore për mbajtjen e seancës së tillë.
Pasi palët nuk kishin vërejtje lidhur me këtë propozim, gjyqtari Xheladin Osmani vendosi që shqyrtimi fillestar të mbahet më datë. 07.07.2019 në ora 10:00.

Monitorues: Jeta VULA