Shpallet aktgjykimi për posedim dhe shitblerje të narkotikëve.

Monitoruar nga

13:02 / 07 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda, u shpall aktgjykimi ndaj të akuzuarve Nazim Musa dhe Besnik Musa, nga fshati Pozhoran, Komuna e Vitisë, për shkak të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Trupi gjykues në përbërje nga Naser Maliqi kryetar, Agim Ademi dhe Zyhdi Haziri, anëtarë, të akuzuarit Nazim Musa, i shqiptoi dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 10 muaj, ndërsa të akuzuarit Besnik Musa, i shqiptoi me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti.
Kujtojmë se i akuzuari Besnik Musa, është në vuajtje të dënimit për të njejtën vepër penale.
Palët e pakënaqura ndaj këtij aktgjykimi mund të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Gjilan, PP.I.nr 78/2017 e datës 20.04.2017, e përfaqësuar nga prokurori Isuf Sadiku, thuhet se: “ të akuzuarit që nga muaji nëntor i vitit 2016, në fshatin Pozhoran, Komuna e Vitisë, në vazhdimësi fillimisht kanë siguruar materie narkotike të llojit “Heroinë” dhe “Marihuanë”, dhe më pas kanë shitur-shpërndarë klientëve të ndryshëm për kundërshpërblim të caktuar, edhe përkundër implementimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit me datë 08.12.2016 i akuzuari Besnik Musa i ka shitur Ardian Xhaferit, nga Gjilani 1.8 gram narkotikë të llojit “Heroinë” dhe 1.4 gram të llojit “Marihuanë”, ndërkaq i akuzuari Nazim Musa i ka shitur Sabit Ramadanit 4.2 gram substancë narkotike të llojit “Heroinë”, e që me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve janë gjetur tri paketime me substancë narkotike të llojit “Heroinë” me peshë prej 4.8 gram si dhe dy peshore elektronike”, me qka kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Raporton monitoruesja: Ronita HALIMI