Gjykata Themelore në Gjakovë, të martën ka mbajtur shqyrtimin fillestar të udhëhequr nga Gjyqtari Shaqir Zika, për të akuzuarit Faton Osmanaj, për veprën penale blerja, posedimi, shprëndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge të KPRK-së dhe të akuzuarit tjetër Veton Bakija, për veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge të KPRK-së, raporton Drejtësia Sot.
Pasiqë, i akuzuari Faton Osmanaj nuk ishte paraqitur, prokurori Ali Uka, i ka propozuar gjykatës që shqyrtimin ta shtyej me arsyetimin se nuk kishte kushte për mbajtjen e shqyrtimit.
Pas aprovimit nga ana e gjyqtarit Zika, shqyrtimi u shtye për datën 04.07.2019.
Sipas aktakuzës së ngritur me 30 maj 2019, Faton Osmanaj akuzohet se pa autorizim ka poseduar substancë narkotike me qëllim të shitjes, ku në ditën kritike gjatë realizimit të planit operativ (stop drogave nëpër dhe përreth shkollave) nga ana e DHTN në Gjakovë, në afërsi të shkollës “Yll Morina” është vërejtur i akuzuari Veton Bakija, duke komunikuar me dikë në telefon, ku pas disa çastesh ka ardhur i akuzuari Faton dhe i ka dhënë një sasi droge të llojit “heroinë” të akuzuarit Veton me çka i akuzuari Osmanaj ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shprëndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge të KPRK-së, ndërsa të akuzuarit Bakija në ditën e njejtë, gjatë kontollit dhe bastisjes së tij nga ana e njësitit të DHTN-së, në gjepin e të pandehurit i kanë gjetur dhe sekuestruar substancën narkotike të llojit “heroine”, me çka ka kryer veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve substancave psikotrope ose analoge të KPRK-së.
Monitoruese: Jeta Vula
Lajmet në fokus