Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, hapi shqyrtimin fillestar, ndaj të akuzuarve: Gëzim Haliti, Leuard Bejrani, Gentrit Gjyrevci dhe Dren Mjekiqi.
Të pandehurit, akuzohen sipas aktakuzës të datës:30.04.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale të Grabitjes në bashkëkryeje.
Kryetari e Trupit Gjykues, gjyqëtari Naser Foniqi, gjatë shqyrtimit fillestar filloi me konstatimin e palëve prezente dhe në këtë seancë ishin të pranishëm të pandehurit: Gëzim Haliti, Gentrit Gjyrevci dhe Dren Mjekiqi me mbrojtësit e tyre dhe Prokurori i shtetit Armend Hamiti.
Kurse në seancë mungoi i pandehuri Leuard Bejrani, për ti cilin njoftoi mbrojtësi i tij avokat Heset Mazreku, se i mbrojturi i tij gjendet në Klinikën Euromed, për një intervenim kirkurgjik në veshkë.
Kryetari e Trupit Gjykues, gjyqëtari Naser Foniqi, kontaktoi me Klinikën Euromed, ku konstatoi se nuk është i shtrirë i pandehuri Leuard Bejrani.
Andaj në mungesë të pandehurit Leuard Bejrani, gjykata shtyu seancën e sotme për një datë të pacaktuar dhe po ashtu lëshoi urdhërarrest për të pandehurin, ku në momentin e sjelles së tij do të shqyrtohet mundësia e caktimit të paraburgimit ndaj tij.
Monitorues: Leutrim Himaj
Lajmet në fokus