Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës-, u shty shqyrtimi fillestarë ndaj të akuzuarit Egzon Islami nga Mitrovica, i cili po gjykohet për veprën penale Rrezikim i trafikut publik.
Fillimisht i akuzuari kërkoi që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër me arsyetimin se nuk ishte i pranishëm mbrojtësi i tij avokati Gazmend Ismajli i cili paraprakisht e kishte njoftuar gjykatën se nuk mund të merrte pjesë në këtë seancë me arsyetimin se kishte një rast tjetër penal, raporton / Drejtësia sot.
Lidhur me këtë u deklarua edhe prokurorja e shtetit Daniela Batkoviq e cila deklaroi se me qenë se në gjykimet e mëhershme mbrojtësi i të akuzuarit ka qenë i pranishëm, po ashtu i akuzuari nuk dëshiron që të deklarohet pa mbrojtës, pajtohem që kjo seancë te shtyhet.
Në këto rrethana gjyqtari Gëzim Ademi e ka shtyrë shqyrtimin fillestar me datë 18.06.2018.
Vlen të theksohet se kjo çështje penale është kthyer në rigjykim, pasi që me aktgjykimin e datës 11.02.2019 të akuzuarit për këtë vepër penale gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej prej 1 viti e gjashtë muaj, si dhe dënim plotësues, ndalim i drejtimit të automjetit.
Ndaj këtij aktgjykimi ka ushtruar ankesë pala e dëmtuar ne afat të rregullt kohorë, ndërkaq Gjykata e Apelit me aktvendimin e datës 25.04.2019 lëndën e ka kthyer në rigjykim me arsyetimin se në shkresat e lëndës mungoi procesverbali mbi shpalljen e aktgjykimit.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e përfaqësuar nga prokuroja Danjela Batkoviq thuhet se më datën 09.12.2018 rreth orës 07:35 në rrugën “Selman Vojvoda” te Ura e Gjakut në Mitrovicë, duke mos i’u përmbajtur dispozitave të Ligjit për Rregullat e komunikacionit rrugorë, duke e drejtuar automjetin e tij kombi të markës “VË”, nga drejtimi i Shipolit ka qendra e qytetit, nuk e ka përshtatur shpejtësinë ndaj kushteve dhe gjendjes së rrugës sepse ka pasur ngrica në rrugë, e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, ashtu që ka dal në shiritin e kundërt jashtë rrugës ku me pjesën e përparme anësore i godet këmbësoret- të dëmtuarit Fikrije Osmani dhe Rafet Osmani të cilët kanë qenë në trotuar duke ecur në drejtim të qendrës së qytetit e dëmtuara Fikrije Osmani ka pësuar lëndime vdekjeprurëse të cilat janë konstatuar në shtëpinë e shëndetit në Prishtinë, ndërsa dëmtuari Rafet Osmani ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale Rrezikim I trafikut publik, / Drejtësia sot.
Monitorues Egzon Musa
Lajmet në fokus