Mbahet vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor ndaj të Gazmend Avdiu, Fitim Behrami, Milaim Duraku.

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

14:06 / 14 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, u mbajt shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarës Sanije Paloja, për shkak të veprës penale Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 434 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Seanca gjyqësore filloi në ora 13:17 për arsye të vonesës së të akuzuarës.
Gjyqtari Naser Foniqi, pasi hapi seancën gjyqësore konstatoi se seanca është në shqyrtim gjyqësor dhe konstatoi se të pranishëm janë prokurori i shtetit, e akuzuara Sanije Paloja dhe dëshmitari Ardian Hoti.
Seanca filloi me dhënien e dëshmisë së dëshmitarit Ardian Hoti, i cili u përgjigj në pytjet e parashtruara nga prokurori i shtetit, i cili paraqiti raportin që e kishte bërë në lidhje me këtë çëshje penale, me kërkesën e prokurorit të shtetit, ai tha se për çdo plotësim, ndryshim, qasje të gjitha këto evidentohen në sistemin e gjendjes civile, në të cilin sistem qasen vetëm përdoruesit e autorizuar, e në këtë rast zyrtarët e gjendjes civile, po ashtu dëshmitari spjegoi se si funksionon sistemi i gjendjes civile dhe tregoi se vetëm zyrtarët e autorizuar të gjendjes civile mund të ndërmarrin veprime në këtë sistem.
Prokurori në fjalën përfundimtare tha se gjatë seancave gjyqësore që janë mbajtur në këtë çështje juridike penale e cila ka qenë objekt i këtij shqyrtimit gjyëqsor, veprimet faktike të përshkruara në dispozitivin e aktkauzës PP.nr.401 15 të datës 28.03.2017 kundër të akuzuarve Sanije Paloja dhe Kreshnik Ibrahimi, u argumentuan dhe u bazuan në ligj. Kjo bazueshmëri gjen mbështjetje edhe në prova të cilat gjenden në shkresat e lëndës e të cilat proav për së afërmi janë propzuar në aktakuztën e sipër cituar dhe të njëjta janë administruara nga kjo gjykatë, dhe një bazueshmëri e tillë është vërtetuar qysh në shqyrtimin fillestar, nga pranini i fajësisë nga ana e Kreshnik Ibrahimit, se e akuzuata Sanije Paloja, e ka kryer vepërn penale që i vihet në barrë është vërtetuar edhe nga raporti i ARC-së ku në pikën 2 të këtij raporti është theksuar se “Dokumenti ceritfikatë lindjeje me numër serik L03203201 konfirmohet se është lëshuar nga përdoruesi apo qasja e zyrtarit të gjendjes civile Muhamet Blakçori, me datë 26.12.2014 mirëpo ky dokument siç është cekur në këtë raport është i bazuar në të dhënat e njejta të plotësuara në sistemin e gjendjes civile nga ana e përdoruesit respektivisht zyrtares sës gjendjes civile Sanije Paloja me datë 24.12.2014.” Prokurori tha se kërkon nga gjykata që të akuzuarit Sanije Paloja dhe Kreshnik Ibrahimi ti shpall fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe të njëjtit ti dënoj sipas ligjit.
E akuzuara Sanije Paloja tha se nuk e ndiej veten fajtore, dhe se kërkon vetëm drejtësi nga gjykata.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë Sanije Paloja, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtarë ka shënuar të dhëna të rreme dhe me nënshkrim dhe vulë zyrtare ka vërtetuar dokumentin si ofiqare për qytetarin Kreshnik Ibrahimi, ndërsa Kreshnik Ibrahimi ka përdorur këtë dokument pasi që ka siguruar certifikatën e lindjes. Sipas Prokurorisë Sanije Paloja, kryer veprën penale Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 434 par.1 të KPK-së, kurse Kushtrim Ibrahimi vepën penale Falsifikimi i dokumentit nga neni 398 par.1 të KPK-së.
I akuzuari Kreshnik Ibrahimi, kishte pranuar fajësinë qysh në shqyrtimin fillestar, andaj, gjykata e kishte liruar nga ardhja në gjykatë derisa sa i njëjti të ftohet në mënyrë të rregullt nga gjykata.
Pas fjalës përfundimtare Trupi gjykues u largua nga salla për të marrë aktgjykim për këta të akuzuar, ku të akuzuarën Sanije Paloja e shpalli fajtore për shkak të veprës penale 434 par.1 të KPRK-së dhe i shqiptoi dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 6 muaj, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse e njëjta për periudhën prej 2 viteve nuk kryen vepër tjetër penale.
Pala e pa kënaqur me vendimin e gjykatës ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit e Kosovës brenda 15 ditësh pas pranimit të aktgjykimt.
Seanca përfundoi në ora 15:23.

Monitoruese: Biondina Zeneli