Seanca filloi në ora 10:18, kurse është paraparë të filloi në ora 10:00.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, u mbajt shqyrtimi gjyqësor i hapur për publikun ndaj të akuzuarit: Agron Gashi, për shkak të veprës penale Grabitja nga neni 329, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në hapje të këtij shqyrtimi gjyqësor të udhëhequr nga gjyqtari e Trupit Gjykues Shpresa Hyseni kryetare, dhe anëtaret e trupit gjykues Alltene Murseli dhe Suzana Çerkini, u konstatua se të pranishëm ishin Prokurori i Shtetit Hivzi Bajraktari, i pandehuri Agron Gashi, me avokatën Benita Berisha.
Në këtë shqyrtim mungonte dëshmitari në cilësinë e dëmtuarit: Artan Gorani.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor në mungesë të dëshmitarit Artan Gorani, gjykata vazhdoi me paraqitjen e provës materiale si:
1.Deklarata e të dëmtuarit e dhënë me datë:13.06.2014.
Prokurori i Shtetit, në fjalën e tij hyrëse potencoi që sipas provave të administruara vërtetohet qartë se i akuzuari ka kryer veprën penale e cila i vihet ne barrë dhe i propozoi gjykatës, se i akuzuari duhet të dënohet sipas ligjit.
Në fajlën hyrëse, Avokatja e të akuzuarit Agron Gashi, kundërshtoi në tërësi aktakuzën duke potencuar se nuk ka prova materiale se i akuzuari ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë, po ashtu kundërshtoi edhe deklaratën e dëshmitarit Artan Gorani.
Seanca vazdhoi me deklarimin e të akuzuarit ku theksoi se nuk e pranon fajësinë për këtë vepër penale pasi që në ditën kritike ishte i arrestuar dhe ishte duke u deklaruar rreth asaj vepre në Policinë në Prishtinë.
I akuzuari, theksoi se unë jam i akuzuar për 113 (njëqind e trembëdhjetë) vepra penale dhe se nuk ka shanca të kem qenë i lirë, për të kryer këtë vepër penale për të cilën po akuzohem.
Trupi Gjykues nuk i bëri asnjë pyetje të pandehurit Agron Gashi.
Seanca gjyqësore vazhdoi me fjalën përfundimtare të Prokurorit të Shtetit, ku theksoi se: Me provat e administruara vërtetohet në mënyrë të qartë se i akuzuari ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë ashtu siç është përshkruar në dispozitiv të aktakuzës dhe i propozoj gjykatës që të njëjtën ta shpall fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit.
Avokatja mbrojtëse në fjalën përfundimtare theksoi se e kundërshton në tërësi aktakuzën në atë mënyrë që nuk ka prova të mjaftueshme se i mbrojturi im ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë dhe në këtë mënyrë i propozoj gjykatës që të merr aktgjykim lirues.
Trupi Gjykues u tërhoq për vlersim dhe më pas u kthye për shpallje të aktgjykimit.
Shpallja e Aktgjykimit
Gjykata Themelore në Prishitnë – (Departamenti për Krime të Rënda), në përbërje të trupit gjykues Shpresa Hyseni, kryetare dhe anëtaret e trupit gjykues Alltene Murseli dhe Suzana Çerkini, me datë 10/06/2019 pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor ndaj të pandehurit Agron Gashi, për shkak të veprës penale Grabitja nga neni 329, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, bëri shpalljen e aktgjykimit ashtu që të akuzuarin e lirojë nga akuza.
Seanca përfundoi në ora 10:55.
Monitorues: Leutrim Himaj
Lajmet në fokus