Mbahet seanca ndajt të akuzuarit Shpëtim Bokshi, dhe palës së dëmtuar KPMM-së ( Komisioni I Pavarur për Miniera dhe Minerale )

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Qëndresa Bytyqi

13:16 / 11 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykaten Themelore të Gjakovës – Departamenti i Përgjithshëm Penal, u mbajt shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Shpetim Bokshi nga Gjakova, për veprën penale miniera nga neni 80 i Ligjt për Miniera dhe Minerale si dhe nenit 49 të ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Miniera dhe Mineral.
Të pranishëm ishin: Prokurori Anton Hasanaj, i akuzuar Shpetim Bokshi, dhe mbrojtesi i tij Meshar Selimaj dhe pëfaqësusja ligjore e palës së dëmtuar Rrezarta Mekolli.
Gjyqtari njofton palët se pasi ka lëshuar një vendim që nga ana e qendrës së regjistrimit të makinave të lëshohën te dhëna lidhur me targat 07-978-AC dhe 07-721-CT rezulton se makina e cila bartë targën me nr 07-978 AC rezulton të jetë e një qytetari të quajtur Skender Malazogu, ndërsa për makinën tjetër me nr. të targës 07-721-CT nuk kishte të dhëna.
Meqenëse palët nuk kishin poprozime tjera sa i përket provave materiali ,gjyqtari Mentor Bajraktari, e mbyll procedurën e provave dhe thekson se shqyrtimi do të vazhdoj me fjalën përfundimtare të prokurorit të shtetit Anton Hasanaj .
Prokurori gjatë fjalës përfunditmare thekson se në qështjen penale ndaj të akuzuarit Shpetim Bokshi, për veprën penale miniera nga neni 80 I Ligjt për Miniera dhe Minerale si dhe nenit 49 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Miniera dhe Mineral, pas gjitha provave u vërtetua gjendja faktike se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilen akuzohet. Edhe pse pandehuri gjatë gjithë shyqrtimit gjyqesor nuk e ka pranuar fajin lidhur me vepren që i ngarkohet, gjendja në aktakuz u vërtetua si në prova.
• Dëgjimi I dëshmitarëve Refik Morina dhe Nasuf Mirena, u vërtetua fakti se në diten kritke të njejtit kanë qenë në fshatin Doblibarë, Komuna Gjakovë dhe kanë përcjellë një kohë se kush është duke shfrytëzuar resurset minaret dhe kanë qendruar pranë gropës ku sipas tyre ata kanë parë një kamion i cili ka rritur dhe në të ishte Shpëtim Bokshi, ku ata ishin afruar për te pytur të akuzuarin se a kishte licenë , ai ishte përgjigjur me tonë te lartë duke pamundësuar një bised normal. Dëshmitarët jane okolar dhe gjatë shyqrtimi gjyqësor kanë dhënë dëshimin e tyre në mënyrë të besushme dhe nuk ka vend për dyshime.
• Gjithashtu edhe nga provat materiale, sakëtësisht raporti për aktivitet të jashtëligjshëm, u vërtëtua se personi fizik Shëptim Bokshi e ka pranuar se është duke shfrytëzuar në mënyrë të jashtëligjshme rërën dhe zhavorrin, por nuk ka pranuar urdheresën për ndalimin e jashtëligjshëm ,ku u vërtetua se nga ana e inspektorëve me datën 11.08.2017, i është ndërprerë aktiviteti në fjalë.
• Në vendin ku ka operuari i akuzuari sasia e mineraleve të shfrytëzuara është 1251.695 m2. Gjithashtu nga raporti me nr 7705 është vërtetuar fakti se i akuzuari operimin e jashtëligjshëm e ka kryer për një ditë dhe se nga Agjensioni për Miniera dhe Minerale I është shqiptuar gjoba pre 5.000 euro ( pesëmijë euro).
• Ndërsa provat që i ka propozuar mbrojtja siç ështe njoftimi për shuarjen e biznesit nuk vërteton asnjë fakt lidhur me ditën kritike ngase kjo rezulton se është shuar përsoni juridik dhe i akuzuri akuzohet si përson fizik.
• Po ashtu dëshmia e Lirim Bokshit, ishte e një anshme dhe e paqartë lidhur me provat.
• I akuzuari në mbrojtjen e tij ka deklaruar se ka qënë duke punuar në një shtëpi në fshatin Doblibarë, por i njeti nuk ishte në gjendje të jep të dhëna rreth asaj shtëpie përkundër faktit se ngjarja ka ndodhur në vit e disa muaj më parë.

Andaj prokurori I shtetit Anton Shala mbetet në tërsi pranë aktakuzës dhe I propozon gjykatës se provave nga prokuroria t’ju falë besimin, ndërsa provave nga I akuzuari të mos u a falë besimin dhe të shpallë fajtorë të akuzuarin në bazë të ligjit.

Po ashtu në fjalën përfundimtare edhe përfaqësusja ligjore e KPMM-së e mbështet në tërsi fjalën e prokurorit.

Ndërsa në fjalën përfundimtare mbrojtësi i të akuzuarit Meshar Selimaj, deklaron se para se të lexoj fjalën perfundimtare dëshiron të theksoj se meqenëse sot ka arritur njoftimi nga gjendja ce regjistrimit të makinave ku është shënuar se nuk ka të dhëna për targën 07-721-CT për periudhën e caktuar, i akuzuari zotohet se këtë veturë e ka shitur te blerësi Milot Vula, në gusht të 2018, me të cilin ka një kontratë të noterizuar tek noteri Shaqir Vula , ashtu që unë desha të shtoj se kjo nuk është adresuar si provë.
Më pas ai deklaron se e hudhë posht aktakuzën e prokurorit se është e pa bazuar dhe e karakterizuar në qudira të mëdha, pasi prokuroria nuk ka mundur të bëj identifikimin e dëmit dhe se mbrojtësit ti falë besim ndërsa provave të prokurorit, të mos i falë besim duke marrë parasysh gjendjen e provave ta liroj të akuzuarin nga aktakuza.

Pasi të gjithë e thanë fjalën përfundimtare gjyqtari Mentor Bajraktari, deklaroj se shpallja e aktgjykimit do të bëhet me 14.06.2019 në ora 9:00

Monitoruese: Qëndresa Bytyqi