Drejtësia sot
Gjykata Themelore e Pejës – mbajti shqyrtimin fillestar ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri i cili po gjykohet, për veprën penale mos ekzekutimi i vëndimeve gjyqësore.
Fillimisht në seancën e shqyrtimt fillestar pala e dëmtuar Hysni Selmani, deklaroi se e kundërshton që aktakuza të lëxohet nga ana e prokurores Lumturije Hoxha, për arsye se sipas tij ekziston konflikt interesi.
Më tutje një kundërshtim i tillë është aprovuar nga ana e gjykatës dhe prokuroren e cekur e zevëndësoi për senacën e sotmë prokuroria Sadie Muriqi.
I akuzuari së bashku me mbrojtësin e tij avokat Besnik Berisha, deklaruan se nuk ka nevojë që aktakuza të lexohet e njëjta është e qartë.
I njëjti deklaroi se nuk e pranon fajësinë për veprën që i vihet në barrë.
Meqënse Kryetari nuk e pranojë fajsinë, gjyqtari i çështjes deklaroi se të njëjtit kanë të drejtë që në afat prej 30 ditësh të paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur më aktakuzën, raporton Drejtësia sot.
Shqyrtimi fillestar përfundojë për të vazhduar me shqyrtimin e dytë me datë 26.07.2019, në ora 14:00.
Ndryshe sipas aktauzës Gazmend Muhaxheri, akuzohet se me 24 mars të vitit 2016, si përson përgjegjës, në cilësin e kryetarit të Komunës së Pejës, ka refuzuar të ekzekutojë vendimin e plotëfuqishëm të Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Sipas vendimi që nuk e ekzekutoi Kryetari, i dëmtuari Hysni Selmanaj është dashur të kthehet në vendin e punës si drejtor i Auditorit të Brendshëm, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet e duke i paguar 50%, të pagës, nga dita e pezullimit e deri në zbatimin e këtij vendimi.
Monitoruse- Selvije Morina.
Lajmet në fokus