Komuna e Istogut në telashe për tenderin e furnizimit me fidanë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Liridon Salihi

14:24 / 26 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Fidanishtja “Ibra”, edhe sot, ka qëndruar në tërësi pranë padisë me të cilën e obligon Komunën e Istogut, që të bëjë kompensim të dëmit material dhe fitimit të humbur.

Sipas kompanisë, në tenderin “Furnizim me fidanë për ngritjen e punishteve”, i shpallur nga pala paditëse , i’u është bërë e padrejtë, sepse i njejti tender i’u dha një kompanie që nuk i përmbush kriteret e përcktuara të këtij tenderi.

Paditësja kishte vendosur që këtë çështje ta zgjidhte përmes rrugës gjyqësore, ku, më datë 19.07.2018, kishte ngritur padi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Ekonomike.

Në seancën e sotme, pala paditëse i propozoi gjykatës që të caktohej një ekspertizë financiare, me anë të së cilës do të vërtetohej shuma e dëmit të shkaktuar dhe fitimit të humbur.
Gjyqtari, Asllan Krasniqi, e aprovoi këtë propozim dhe i njoftoi palët se seanca e radhës do të mbahej pas pranimit të kësaj parashtrese.

Drejtësia Sot raporton se pas njoftimit për përzgjedhjen e kompanisë fituese, paditësi kishte ushtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) dhe në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

OSHP-ja e kishte refuzuar ankesën me pretendimin se e njejta ishte dorëzuar pas kalimit të afatit ligjor.
Ndërsa në opinionin e AKK-së, ishte potencuar se kompania fituese e tenderit nuk kishte ofruar dokumente origjinale lidhur me gjendjen e fidanëve, si dhe kompania në nuk e kishte të regjistruar si veprimtari të saj shitjen e fidanëve.

Monitorues Liridon SALIHI