I akuzuari pranon fajësinë për vjedhje në “Viva Fresh Store”

Gjykata Themelore , Gjilan

Monitoruar nga Ronita Halimi

12:31 / 26 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Ardian Matoshi sipas Prokurorisë Themelore akuzohet se ka kryer vjedhje në “Viva Fresh Store” në Gjilan.
Sipas aktakuzës të datës 25 janar 2019, thuhet i akuzuari në periudha të ndryshme kohore gusht-tetor 2018, kishte vjedhur çokollada “Milka” në sasi rreth 40 copë si dhe deodorantë.

Përfaqësuesi i të dëmtuarës deklaroi se i bashkangjitet ndjekjes penale, dhe se lidhur me lartësinë e kërkesës pasurore juridike do ta dorëzojë me shkrim në gjykatë brenda dy (2) ditëve.

I akuzuari në seancën e shqyrtimit fillestar e pranoi fajësinë për veprën penale, ndërsa prokuroria kërkoi që të mirren parasysh rrethanat rënduese pasi i akuzuari është recidivist.
Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 28 qershor në ora 13:15.

Monitoruese: Ronita HALIMI