I akuzuari pranon fajësin për veprën penale e cila I vihet në barrë.

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Qëndresa Bytyqi

12:11 / 13 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykaten Themelore të Gjakovës – Departameni për Krime të Rënda, u mbajt shqyrtimi fillestar nga gjyqtari Nikollë Komani, ndaj të akuzuarit Latjan Hadri, nga Gjakova i cili akuzohet për veprën penale blerja, psedim, shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikve, substancave pikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 i KPRK-së, ku i njëjti gjindet në paraburgim që nga 20.05.2019.

Të pranishëm ishin: Prokurori i shtetit Ali Uka, i akuzuari Latjan Hadri dhe mbrojtesi i tij Avdi Rizvanolli, me autorizim sipas detyrës zyrtare .

Gjyqtari Nikollë Komani, i tregon të akuzuarit për të drejtat e tij lidhur me procedurat e gjykimit, dhe më pas prokurori lexon aktakuzën dhe deklaron se pas leximit të aktakuzes me rastin e përpilimit të tij është bërë një lëshim teknik që ka të bëj me cilësimin juridik të veprës penale, ashtu që në vend të par. 2 të nenit 267 duhet të jetë paragrafi 1 nga i njejti nenë .
Po ashtu edhe nga dispozitivi i aktakuzes në fjalin e parë hiqet fjala “dhe trasportuar” dhe duhet te jete “poseduar”. .

I akuzari pasi e kishte të qartë aktakuzën deklaron se e pranon fajin për veprën penale sipas aktakuzes .

Prokurori nuk e kundërshtoj pranimin e faësisë dhe deklaroj se sa i përketë çështjes së konfiskimit të telefonave propozoj që të njejtit t’i kthehen në posedim të akuzuarit, ndërsa sa i përket automjejtit të konfiskohet dhe në atë me të dhënat si në kërkesen për konfiskim, njëkohësisht të konfiskohen edhe të hollat në shumën prej 774.50 Euro.

Mbrojtesi i të akuzuarit Avdi Rizvanolli, duke u deklaruar lidhur me pranimin e fajësisë të bërë na ana e të mbrojturit tim thekson se ne parapkisht kemi pasur një bisedë paraprake me prokurorin sa i përket pranimit të fajsisë dhe nuk e kundërshtoj pasi që të mbrojturit tim ia kam shpjeguar benifitet e pranimit të fajesisë.
“Ndërsa në lidhje me konfiskimin e automjetit dhe të hollave deklaroj se në ditën kritike bashkëshortja e tij ka tërhequr nga banka një shumë prej 400 Euro ku egziston dëftesa e këtyre mjeteve, të cilat ishin për qëllim të blerejes së një kombi”.

Pas kësaj gjykata mori aktvendim dhe aprovoj në tërsi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzarit, ku i njeti deklaroj se edhe më parë ka qenë i dënuar për një telefon që e kishte blerë por që ka qenë i vjedhur nga dikush tjetër.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datën 14.06.2019 .

Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula