I akuzuari për posedim të paautorizuar me narkotikë dënohet më 1 muaj burgim dhe me gjobë

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Blerta Kelmendi

13:57 / 19 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Pejë, është shpallur aktgjykimi në emer të popullit ndaj të akuzuarit Lavdim Rahmanaj i cili akuzohet për veprën penale “ Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 269, par.1 , të KPRK-së.

Sipas aktgjykimit i akuzuari Lavdim Rahmanaj, dënohet më 1 (një) muaj burgim, duke iu llogaritur koha në të cilën ka qenë në paraburgim dhe 500 (pesëqind) euro gjobë, të cilën obligohet ta paguaj në afat prej 90 ditësh.

Sipas aktakuzës me datë: 21.05.2019, rreth orës 11:00, në shtëpinë e tij , rr. “Shpëtim Bojku”, pn, K. Pejë, pa autorizim posedon substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë neto prej 35.3 gram, në atë mënyrë që ditën kritike, pas pranimit të informatës, nga ana e policisë është zbatuar kontrolli në shtëpinë e të pandehurit , gjatë bastisjes në dhomën e tij të gjumit është gjetur substancë e dyshuar narkotike me peshë bruto 39.4 gram, e ndarë në 4(katër) qese sipas kësaj rënditje, në një çantë krahu janë gjetur katër 4 (katër) qese plasmasi me substancë të dyshuar narkotike me peshë rreth 31.3 gram, në një kuti është gjetur substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 7.7 gram dhe në 2 (dy) qese najloni janë gjetur mbetje të substancës së dyshuar narkotike me peshë rreth 0.4 gram, të gjitha ta llojit marihuanë, të cilat edhe janë konfiskuar, me çka edhe ka kryer veprën penale “ Posedim paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 269, par.1, të KPRK-së.

Monitoruese:
Blerta KELMENDI