Gjykimi për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Lorik Kabashi

16:26 / 18 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, u mbajt shqyrtimi i dytë ndaj të akuzuarit Dibran Hoxhaj, nga fshati Zhur Komuna e Prizrenit, i cili po akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentative, nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së.
Kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi, fillimisht konstatoi praninë e të gjithë palëve në procedurë, Genc Nixha përfaqësonte aktakuzën e Prokurorisë, ndërsa të akuzuarin Dibran Hoxha e mbronte avokati Rexhep Kabashi i cili me autorizim zëvendësoi avokatin Esat Gutaj.

Në këtë shqyrtim mbrojtësi i të akuzuarit Dibran Hoxha, avokati Rexhep Kabashi, e kundërshtoi në tërësi aktakuzën e prokurorisë Themelore Prizren, avokati Kabashi tha se ” aktakuza është e pa provuar dhe e pambështetur në prova dhe në fakte ”.

Mbrojtësi Rexhep Kabashi, shtoi se i mbrojturi i tij Dibran Hoxha, edhe gjatë fazës së hetimeve nuk ka pranuar se është kryerës i veprës penale, për të cilën ngarkohet, andaj avokati ka kërkuar nga Gjykata që aktakuzën ndaj të akuzuarit Dibran Hoxha ta hudhë poshtë në mungesë të provave,
Gjithashtu mbrojtësti Rexhep Kabashi, i propozoi gjykatës që ndaj të akuzuarit Dibran Hoxha të ndërpritet paraburgimi, pasi që i njejti që tre mauj po qëndron në paraburgim, dhe se i njejti merret me verimtari biznesore qëndrimi i tij në paraburgim po sjell humbje të mëdha për të akuzuarin, ” Propozoj që paraburgimit ti ndërpritet dhe ti caktohet ndonjë masë tjetër më e lehtë pasi që i akuzuari Dibran, do të paraqitet rregullisht në Gjykatë, i akuzuari është i gatshëm që dokumentet e tij personale të udhëtimit ti dorëzoj kësaj gjykate për sigurimin që nuk do të largohet nga vendbanimi i tij. ” shtoi në fund avoakti Rexhep Kabashi.
Gjyqtarja Ajser Skenderi, e refuzoi propozimin e avoaktit për ndërprejren e paraburgimit, gjithashtu morri vendim me të cilin e refuzoi propozimin e mbrojtësit për hudhjen e aktakuzës.
Shqyrimi kryesor në këtë rast do të caktohet pasi gjytarja Ajser Skenderi, të plotësoj trupin gjykues edhe me dy gjyqtarë tjerë, dhe palët do të njoftohen me kohë nga gjykata për datën e shqyrtimit kryesor.

Dibran Hoxha akuzohet se më 6 mars në orën 12:30 minuta pas mesnate, në lokalin ‘Kobra City’ në Prizren, ka tentuar me dashje ta privojë nga jeta të dëmtuarin Burim Pulaj, nga Prizreni.
Seanca përfundoi në 10:35

Monitorues: Lorik Kabashi & Uran Zogaj