Gjykata e dënon të akuzuarin me tetë muaj burgim për veprat penale, lëndim i lehtë truporë dhe prodhim i narotikëve

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Leotrim Himaj

12:41 / 27 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti i Përgjithshëm- është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit A.H. për veprat penale Lëndim i lehtë trupor dhe Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike.

I akuzuari A.H. është shpallur fajtorë dhe është dënuar me dënim unik për dy veprat penale të lartëcekura me burg në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Shpalljen e këtij aktgjykimi, e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media, raporton Drejtësia Sot.

Sipas aktakuzës, A.H. është akuzuar se në vitin 2018 e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën D.A. dhe i kishte shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Policia e Kosovës, gjatë intervenimit të rastit të dhunës në familje, të akuzuarit A.H. në dhomë i ishte gjetur një vazo me bimë, duke kultivuar substanca narkotike.
Sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikë së Kosovës, për veprën penale Lëndim i lehtë trupor është përcaktuar dënimi me burgim deri në 5 (pesë) vite. Kurse për veprën e dytë penale është përcaktuar dënimi me burgim deri në 3 (tre) vite.

Pala e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil, ndërsa pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, thuhej në komunikatë.

Monitorues: Leutrim Himaj