Digjet një pjesë e Gjykatës Themelore të Pejës

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Blerta Kelmendi

11:49 / 25 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Pejë – Në mesnatë, zjarri ka përfshirë një pjesë të Gjykatës Themelore në Pejë, ku dyshohet se është djegur shkrimorja me lëndë civile. Sipas raportimve të para dyshohet se dëmet janë të konsiderueshme duke shkaktuar kështu djegjen e materialeve, arkivës dhe mjeteve teknike që gjendeshin në zyrë. Zjarri ka arritur të sanohet nga zjarrfikësit për të mos u përhapur në përmasa shkatërruese. Puna në gjykatë është ndërprerë deri sa të dihen shkaktarët e zjarrit.

Dyshohet se shkaktar mund të jetë rrjeti elektrik. Gjatë ditës priten detaje shtesë nga akterët kompetent të organeve të rendit dhe sigurisë për rastin në fjalë.

Monitoruese: Blerta Kelmendi