Dënim me gjobë për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Ronita Halimi

12:59 / 26 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Alban Hoxha nga Komuna e Gjilanit, u dënua me 200 Euro gjobë nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Të akuzuarin Prokuroria e ngarkon me veprën penale posedimi i paautorizuar i substancave psikotrope dhe analoge, raporton Drejtësia Sot.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, i akuzuari e pranoi fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, si dhe i premtoi gjykatës që nuk do të përsëritet më.

Sipas aktakuzës, thuhet se me rastin e ndalimit dhe kontrollit nga policia në Gjilan, te i akuzuari është gjetur “marihuanë” në sasi prej 1.3 gram të cilën e kishte për përdorim personal.

Monitoruese: Ronita HALIMI