Dënim me gjobë për falsfikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rremë

Gjykata Themelore , Gjilan

Monitoruar nga Ronita Halimi

16:53 / 26 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Sot në gjykatën themelore në Gjilan, u shpall aktgjykim dënues me të cilin Fetah Ahmeti u dënua me 900 (nëntë qind) Euro dënim me gjobë për veprën penale falsifikim i dokumentit.

I akuzuari tjetër Avni Muji gjithashtu u dënua me 900 (nëntë qind) Euro gjobë si dhe e akuzuara Zymrije Muji me dënim me kusht 90 ditë në periudhë verifikuese prej një (1) viti, që të dy për veprën penale legalizim i rremë.

Të akuzuarve Avni Muji dhe Zymrije Muji i’u shqiptua edhe dënim plotësues-konifskimi i patent shoferit për shkak të veprës penale legalizim i përmbajtjes së rremë.

Gjyqtari i çështjes në seancën e sotme aprovoi marrëveshjen lidhur me pranimin e fajësisë që të akuzuarit kanë arritur me prokurorinë.

Sipas aktakuzës, thuhet se të akuzuarit në muajin prill 2019, në Gjilan me marrëveshje paraprake kanë ndërmarrë veprime për të falsifikuar dokumentin zyrtar-lejet e vozitjes të Avni Mujit dhe Zymrije Mujit , ku sipas aktakuzës këta të dy në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe patent shoferënve në Gjilan me dashje kanë vënë në lajthim organin kompetent.

Monitoruese: Ronita HALIMI