Enver Bytyqi, Inspektor i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, deklarohet i pafajshëm edhe në shqyrtimin e dytë

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga

18:06 / 20 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, është mbajt shqyrtimi i dytë kundër inspektorit në Komunën e Prizrenit Enver Bytyqi. I njëjti po akuzohet për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas Kodit Penal të Kosovës.

Në pyetjen e kryetares së trupit gjykues Rahima Elezi, lidhur me fajësinë, ai deklaroi se ndjehet plotësisht i pafajshëm për këtë vepër penale, raporton “Drejtësia Sot”.

Më tutje në deklarimin e tij, i akuzuari Bytyqi theksoi se unë në aktakuzë ngarkohem për moskryerje të detyrës zyrtare për 13 kate të objektit, gjë që nuk është e vërtetë, sepse ato kate veç kanë qenë të ndërtuara më parë. Gjithashtu, në aktakuzë konstatohet se ai vetëm ka përpiluar procesverbalin zyrtar dhe nuk ka nxjerrë konkluzion lidhur me inspektimin e tij. Mirëpo, detyrat dhe puna është kryer sipas Ligjit për ndërtimin dhe se për veprimet e tij kanë qenë të informuar të gjithë udhëheqësit dhe mbikëqyrësit e mi në Komunën e Prizrenit.

Në këtë shqyrtim, mbrojtësi i të akuzuarit avokat Arben Shala, deklaroi se qëndron në tërësi pranë kërkesës për hudhje të akakuzës të cilën e ka parashtruar me shkrim më datë 18.06.2019 në këtë Gjykatë dhe se i kundërshton provat që janë evidentuar në aktakuzë. Pastaj, gryetarja e trupit gjykues obligoi avokatin e të akuzuarit që në afat prej 3 (tre) ditësh të dorëzoj provat në kopje të mjaftueshme.

Prokurori i Shtetit Genc Nixha, deklaroi se kërkesa e palës mbrojtëse për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimi i provave të aktakuzës, duhet të refuzohen si të pabazuara nga kjo Gjykatë.
Lidhur me këto kërkesa dhe propozime të palëve, Gjykata do të nxjerrë vendim me shkrim.

Vlen të përmendim që sipas aktakuzës së datës 19.04.2019, inspektori Enver Bytyqi në periudhën kohore 2016-2017 si person zyrtar, duke keqpërdor detyrën zyrtare, vepron në atë mënyrë që shkelë Ligjin për Ndërtimtari, duke mos rrënuar objektin ndërtimor në lagjen “Jenimahall” nga investitori NTSH “Shigjeta e Pashtrikut” me pronar Feim Hamiti, me qëllim që të përfitimit të dobisë për tjetrin. Kështu, inspektori Bytyqi akuzohet se vetëm ka kryer punë administrative në hartimin e procesverbalit duke mos sjellë konkluzion për rrënimin e objektit pa leje
Me këtë veprim ai ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas Kodit Penal të Kosovës. (Drejtësia Sot).

Monitorues: Uran ZOGAJ & Lorik KABASHI