Gjykata Themelore në Gjakovë (Departamenti I përgjithshëm)
Sot me daten 05.06.2019, në Gjykatën Themelore në Gjakovë (departamenti I përgjthshëm) u mbajt seance dëgjimore kundër të pandehurit M.A nga fshati Skivjan Komuna e Gjakovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi I trafikut public nga neni 370 par.8 të KPRK-së. Këte seancë degjimore e udhëhoqi Gjyqtari I procedurës paraprake Mentor Bajraktari, duke vepruar sipas kerkeses per caktimin e masës së paraburgimit të propozuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë (departamenti I pergjithshem) me numer PP/II.nr.734/19.
I pandehuri M.A është sjell para Gjyqtarit të procedurës paraprake me datën 05.06.2019 në on 10:05 minuta, po ashtu vlen të ceket se I pandehuri M.A ka qenë I ndaluar në stacionin policor në Gjakovë që nga data 04.06.2019, nga ora 11:00.
Në këtë seancë të pranishem ishin: Prokuroja e shtetit Deshire Jusaj, I pandehuri M.A së bashku me mbrojtësin e tij Avokat Yll Xhiha nga Gjakova
Gjatë seances dëgjimore Gjyqtari I procedurës paraprake I ka marrë shenimet personale të pandehurit M.A nga Gjakova.
Prokurorja e shtetit Deshire Jusaj, gjatë seances degjimore ka theksuar se gjatë përpilimit të kerkesës së caktimit të paraburgimit është pervjedhur një gabim teknik meqenëse nuk është përfshirë edhe pika 2.5.1. e nenit 165 par.2.5 të KPP-së, dhe per këtë shkak ka theksuar se ekziston edhe rreziku I arratisjes se të pandehurit dhe këtë pikë nuk e ka përfshirë në arsyetimin e dhënë të kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që kërkeses për caktimin e paraburgimit I është shtuar edhe pika 2.5.1. të KPP-së.
Prokurorja e shtetit Deshire Jusaj gjatë seances degjimore ka deklaruar se mbestet në teresi pranë kerkesës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit M.A nga se ekziston dyshimi I bazuar se I njejti ka kryer veprën penale për të cilën edhe akuzohet, akuzë të cilen e provon kallëzimi penal, deklarata e të pandehurit e dhënë në polici dhe në prokurori me datën 04.06.2019, skica e vendit të ngjarjes me datë 04.06.2019 si dhe shkresa te tjera në lendë .Propozimin nga pika 2.5.1. e nenit 165 par.2.5 të KPP-së të cilën e ka bërë për arsyje ekziston edhe rreziku I arratisjes se të pandehurit, ndërsa propozimi për shkak të veprës penale dhe për të cilën ngarkohet për t iu shmangur përgjegjësisë. Ndersa sa I perket propozimit nga pika 2.5.1 të nenit 165 par.2 nenpar.2.5 të KPP-së, e ka bërë për arsyje duke marrë parasysh vepren penale per të cilen I vihet në barrë ku dënusheshmeria e saj perfshihet me dënim burgu me kohëzgjatje prej 6 muajve deri në 5 vite. Po ashtu gjatë senaces degjimore Prokurorja e shtetit Deshire Jusaj ndër te tjera ka treguar edhe arsyet se pse duhet ti caktohet masa e paraburgimit te pandehurit M.A nga Gjakova
Mbrojtesi I të pandehurit M.A Avokat Yll Xhiha nga Gjakova gjatë seances dëgjimore ka deklaruar se e kundërshton në teresi kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit si një kerkesë e pa menduar mirë meqenëse nga situata e administruar, ka theksuar se vepra penale është kryer nga pakujdesia, po ashtu ka theksuar se I pandehuri anjëherë nuk I është shmangur organeve të ndjekjes dhe se I njeti është student, kryefamiljar, sanksioni penal për këtë veper penale parashihet deri në 5 vite si citim nga vetë kerkesa për paraburgim çka në një zvillim normal të procedurës për këtë vepër parashihihet denimi me kusht derisa ekziston një president I gjykatës penale për klauzolen e nenit 165 par.2 të KPP-së, ku shprehimisht ka refuzuar masën e paraburgimit me arsyetimin e peshës së vepres penale, andaj dhe ka propozuar që masës së caktimit të paraburgimit ti zëvendesohet si masë ideale masa e arrestit shtëpiak.
I pandehuri M.A nga Gjakova gjatë seances dëgjimore ka deklaruar, se mbetem në tërësi pranë theksimeve të Av.Yll Xhiha nga Gjakova.
Gjyqtari I procedurës paraprake Mentor Bajrakatari pas vlersimit të pohimeve të palëve dhe kërkesës për caktimin e masës së pabraburgimit si dhe shkresave të tjera në lendë ka gjetur se kërkesa për caktimin e paraburgimit është e bazuar.
Sipas vleresimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyjet ligjore për caktimin e paraburgimit, në kuptim të nenit 187 par.1 nenpar.1.1 dhe 1.2.pika 1.2.1 të KPP-së, nga se I pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo me qëllim të shmangijes nga pergjegjësia penale për shkak të peshës së veprës penale për të cilën ngarkohet, duke marrë për bazë edhe peshën e veprës penale për të cilën dyshohet e cila ka perfunduar me pasoja të rënda për të cilin ende I mituri- I dëmtuari L.R është në rrezik për jetë, prandaj kjo ka shtuar dyshimin e bazuar se I njejti mund të ikë apo të largohet nga vendi ashtu që të jetë I pa arritshëm për organet e ndjekjes me qka do të pamundesojë zhvillimin e rregullt të procedurës penale.
Pas mbajtjes se seances dëgjimore Gjyqtari I procedurës paraprake Mentor Bajraktari, ka marrë aktvendim mbi caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji I cili do te llogaritet prej momentit të arrestimit me datë 04.06.2019 në ora 11:00 dhe do të zgjasë deri me datën 03.07.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi I trafikut publik nga neni 370 par.8 të KPRK-së.
Monitoruese: Jeta VULA
Lajmet në fokus