Pas problemit që kanë pasur Bechtel Enka dhe Metal Kosova, për shkak të dëmtimit të një autovinçi, kompanitë i janë drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen.
Sipas Metal Kosovës, me datë 5 shtator 2018, në vendpunishten e Bechtel Enkës ka ndodhur një aksident i cili nuk është lajmëruar. Për më tepër janë fshehur provat, duke pamundësuar ardhjen e policisë e cila do të përcaktonte përgjegjësinë. Pasiqë të nesërmen ka ardhur për vizitë në punishmte kryeministri i Kosovës, Bechteli e ka dërguar mjetin e dëmtuar në qendrën e tyre në Babush dhe sot e asaj dite, kompania Metal Kosova, nuk kanë çasje në të, raporton Drejtësia Sot.
Kjo kompani kërkon që të caktohet një ekspert që do të bënte vlerësimin e dëmit të shkaktuar.
Këtë gjë e kundërshtojnë përfaqësues nga Bechtel Enka duke thënë se me kontratë janë marrëvesh që për çdo mosmarrëveshje apo obligim tjetër do të merret Gjykata e Arbitrazhit me seli në Paris dhe do të vendos me ligje të Anglisë.
Gjykata, me qëllim që të ndihmoj palët, ka caktuar ekspertin për matjen e dëmit pastaj do të shpallë veten jokompetente dhe lënda do të kaloj në Gjykatën e Arbitrazhit.
Monitoruese Ermirë Januzi
Lajmet në fokus