Avokati mbrojtës i të akuzuarit kërkoi shtyrjen e seancës, për mundësinë e marrëveshjes për pranimin e fajsësisë

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Jeta Vula

10:05 / 10 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Departamenti i Përgjithshëm, u mbajt shqyrtimi fillestar i udhëhequr nga gjyqtari Mentor Bajraktari, kundër të akuzuarve: Artan Qela, Altin Qela dhe Albi Qela për vepren penale lëndimi i lehtë trupor në bashkëkryerje të KPRK së, si dhe të akuzuarve Shpat Hoxha dhe Shkelqim Hoxha për shkak të vepres penale lëndimi i lehtë trupor në bashkëkryerje të KPRK së.

Të pranishëm ishin: Prokurori Enis Gashi, të akuzuarit Artan Qela Albi Qela, Shpat Hoxha, Shkelqim Hoxha, Avokati mbrojtës i Shpat Hoxhës Ergjyment Barbullushi në Gjakovë, ku i akuzuari Artan deklaroi se “Altinin e kam djalë të vllaut dhe se i njejti është helmuar dhe gjindet në spital, i pranishëm nuk ishte mbrojtësi i të akuzuarit Artan Qela, Av.Meshari Selimaj.

Gjyqtari Bajraktari, gjatë shqyrtimit njoftoi se me datën 28 Maj 2019, ka pranuar një parashtresë nga mbrojtësi i të akuzuarit avokati Ergjyment Barbullushi, ku ka njoftuar palët se gjerë me sot asnjëra nga palët nuk kanë tentuar që të kenë kontakt dhe të ndërmjetësojnë së bashku.

Avokati Ergjyment Barbullushi në lidhje me parashtresën, deklaroi se “është e vërtëtë se e kam sjellë këtë parashtresë, por pak para fillimit të seancës kam pranuar një telefonatë, nga një shok i imi, i cili më ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekziston mundësia reale që të arrihet një marrëveshje me të mbrojturin tim dhe tē akuzuarin tjetër Shkelqimin” dhe shtoi se meqenëse nuk ka kushte për mbajtje të këtij shqyrtimi kërkoj nga gjykata që seanca të shtyhet në kohë të shkurtër që palët të arrijnë nje marrëveshje dhe rasti te dërgohet në ndërmjetësim.

Pas kesaj, Gjyqtari Bajraktari morri aktvendim që seanca gjyqësore të shtyhet me datën 11 Korrik, 2019.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur më 28 qershor 2018, Artani,Altini dhe Albi Qela, bashkarisht në ditën kritike u kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarve/akuzuarve Shpat dhe Shkelqim Hoxha, gjatë fjalosjes së tyre ne lidhje me pagesën e punës së bërë në mes tyre rrahën dhe i sulmojnë fizikisht me grushta, duke kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje të KPRK-së.

Poashtu Shpat dhe Shkelqim Hoxha bashkarishtë, në ditën kritike u shkaktojnë lëndime trupore të dëmtuarve/akuzuarve Artan dhe Albin Qela si dhe të akuzuarin/dëmtuarin Altin këmbejnë goditje e grushta, duke kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje të KPRK-së.

Monitoruese: Jeta Vula