Rolpik.org

Rolpik.org Logo Website Rolpik online

projekt i realizuar nga

Group for Legal and Political Studies legalpoliticalstudies.org

PËR PROJEKTIN

Projekti “Krijimi i Indeksit të Performancës së sistemit gjyqësor dhe mbështetja e zbatimit të sistemit të ri të organizimit të Gjykatave dhe Prokurorive në Kosovë – RoLPIK” do zgjasë 18 muaj dhe është përkrahur nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP), financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Qëllimi kryesor i këtij projekti është të promovoj përmirësimin e pjesëmarrjes së shoqerisë civile dhe qytetarëve në kërkimin e përgjegjësisë mbi performancën e sistemit te drejtesisë, përmes monitorimit, konsultimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm. Përmes këtij projekti synohet të arrihen këto rezultate: Krijimi i një sistemi bazuar në indikatorë matës të performancës së gjykatave/gjyqëtarëve përmes Indeksit; Mundësimi i konsultimit efektiv të shoqërise civile për reformën e sistemit të drejtësisë, përmes propozimit të mekanizmave afatëgjatë për përmirësimin e koordinimit midis institucioneve përkatëse; Rritja e nivelit të kënaqshmërisë qytetare sa i përket informimit mbi punën e gjyqësorit;  Rritja e nivelit të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në mënyrë që të sigurohet një shoqëri civile proaktive që do të monitorojë performancën e secilit instucion përkatës dhe zyrtarëve të tyre në vecanti.  Rreth Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GSJP)  Grupi për Studime Juridike dhe Politike është institut për studimin e politikave publike, i pavarur, jo-partiak dhe jo-fitimprurës me seli në Prishtinë, Kosovë. Misioni ynë është që të zhvillojmë studime kredibile në fushën e politikës, së drejtës, dhe ekonomisë, si dhe të ofrojmë rekomandime politikash që mëtojnë të zgjidhin problemet në fushat e caktuara të politikave publike. Nëpërmjet avokimit të zgjidhjeve të politikave që rrjedhin nga kërkimet tona shkencore, ne kemi për qëllim të mbështesim katër shtylla themelore: a. demokratizimin e shtetit në lidhje me reformat thelbësore të politikave dhe atyre institucionale ; b. për të forcuar kapacitetet e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e performancës përmes ofrimit të zgjidhjeve të politikave; c. zhvillimin ekonomik, duke nxitur strategji të tregut që rrisin normën dhe stabilitetin ekonomik , dhe d. në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe praninë e Kosovës në nivel ndërkombëtar. Grupi është aktiv në çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, reformën në administratës publike dhe qeverisjen demokratike dhe deri tani ka prodhuar një numër të konsiderueshëm të analizave/raporte të politikave duke dhënë kështu rekomanimet për zgjidhjen e problemeve dhe implikimeve që dalin nga fushat e lartpërmendura. Grupi rregullisht avokon tek institucionet shtetërore, dhe angazhohet me qytetarët dhe iniciativat qytetare për të mbështetur dhe rritur aktivitetin qytetar dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset politikave publike.